LIGJERATE

Studentët marrin pjesën në ligjëratën me temën “Roli dhe Rëndësia e Doganës në Grumbullimin e të Hyrave Publike”

Me date 17 Maj 2023, studentët e vitit të dytë kanë marrë pjesë në  ligjëratën me Ligjërues Mysafir në lëndën Financa Publike me temën: “Roli dhe Rëndësia e Doganës në Grumbullimin e të Hyrave Publike”. Ligjëratën e kanë zhvilluar Zt. Ekrem HAJDARI dhe Prof. Asoc. Dr. Esat DURGUTI. Zt. Ekrem HAJDARI ka qenë Zëvendës Drejtor Gjeneral i Doganës së Kosovës për një periudhë mbi 7 vite.

Profesorët gjatë procesit mësimor përmes ligjërimit kanë trajtuar çështjet konkrete nga Dogana e Kosovës dhe nxitën diskutime të shumëta midis studentëve. Studentët ishin mjaft të kënaqur dhe aktiv gjatë procesit mësimor duke treguar aftësi të shkëlqyera analitike.