Jurii

Në Fakultetin Juridik u mbajt takimi i radhës për draftimin e Raportit të Vetëvlerësimit për programin bachelor

Grupi Punues për hartimin e RVV-së, së Fakultetit Juridik i UIBM-së, mbajti takimin e dytë për përgatitjen e Raportit të Vetëvlerësimit (RVV) të programit bachelor. Takimin e ka përshkruar si zakonisht atmosfera e lartë ekipore. Sikurse në takimet tjera të mëhershme, janë dhënë arsyetime duke i argumentuar propozimet dhe dokumentet e planifikuara për çdo standard dhe rekomandim të ekspertëve të jashtëm.

Dekani i Fakultetit Islam Qerimi i njoftoi të pranishmit se në këtë takim marrin pjesë edhe e ish studentet e Fakultetit Juridik, e tani si përfaqësuese të ALUMNI. Dekani Qerimi i njoftoi pjesëmarrësit për realizimin e detyrave tjera ë deritanishme, që janë paraqitur si rrjedhojë e rekomandimeve të mbledhjes paraprake të këtij grupi punues. Ndër tjera ai përmendi edhe komunikimet në vazhdimësi me palët e interesit dhe gatishmërinë e tyre për mbajtjen e takimit të radhës me ta.

Takimin e sotshëm e ka kryesuar profesori Përparim Gruda. Takimi është përshkruar me një atmosferë të lartë profesionale. Profesori Gruda fillimisht i ka njoftuar të pranishmit për metodologjinë e punës për vazhdimin e draftimit të RVV-së, së programit bachelor, me ç’rast të gjithë anëtarët e pranishëm u pajtuan që të bashkëpunojnë me qëllim të sigurimit të të gjitha të dhënave sipas rekomandimeve të ekspertëve të jashtëm. Në fund të këtij takimi pjesëmarrësit janë dakorduar me propozimin e prodekanit Gruda, që aktiviteti i tillë të vazhdohet në ditët e ardhshme në nivelin e grupit punues më të vogël.