Omdus

Përfaqësuesit e studentëve zhvilluan takim me Omdusmanin e Universitetit

Përfaqësuesit e studentëve të disa njësive akademike të prirë nga përfaqësuesja e tyre në Senatin e Universitetit, Elmedina Kurti, zhvilluan takim me  Ombudsmanin e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, ass. Xhemajl Veliqi. Takimi ishte shumë i dobishëm për të parë nga afër nivelin e respektimit të lirive dhe të drejtave të studentëve si dhe për të krijuar një bashkëpunim për t’i avancuar ato të drejta.
Në përgjithësi respektimi i lirive dhe të drejtave të studentëve u vlerësua i kënaqshëm, por kishte edhe shqetësime të caktuara, si për konsultimet pas provimeve që nuk mbahen nga disa profesorë, konsultimet pas testeve mes-semestrale,  mbajtja e dy provimeve-testeve mes-semestrale në të njëjtën ditë etj.
Obudsmani Veliqi, theksoi se  do të angazhohet që këto shqetësime të studentëve të adresohen dhe të ngritet niveli i respektimit të lirive dhe të drejtave të studentëve të përpara në Statutin e UIBM, Kodin Etik dhe në akte të tjera të Universitetit.