Fillon implementimi i memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Fakulteteve Juridike të UIBM-it, dhe të Universitetit të Zagrebit
Sot, Dekani i Fakultetit Juridik të UIBM, prof. asoc. dr. Islam Qerimi ka pranuar ftesë me shkrim nga dekani i Fakultetit Juridik të Universitetit të Zagrebit, prof. dr. Ivan Kopric, për shkëmbimin e stafit akademik si rrjedhojë e Memorandumit të arritur për bashkëpunim ndërmjet Fakulteteteve simotra.