![DCIM.00 00 15 04.Still002](https://www.umib.net/wp-content/uploads/2023/07/DCIM.00_00_15_04.Still002-1.png)
UIBM renditet i dyti në mesin e universiteteve publike në Kosovë, sipas webometriks
Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) vazhdon të mbaj vendin e dytë në mesin e universiteteve publike në Kosovë në ranglistën e webometriks. Në përditësimin e fundit të publikuar më 28 korrik 2023 nga webometrics (Spanish National Research Council), UIBM është renditur në vendin e 12 581 në mesin e 31 mijë universiteteve botërore.
Në vendin e dytë në raport me universitetet publike në vend, UIBM ka dalur edhe në ranglistën e webometriks sa i përket citimeve në Google scholar. Kjo është mirëpritur nga drejtuesit e UIBM, të cilët thonë se tashmë institucioni është i konsoliduar dhe i fokusuar tërësisht në ngritjen e cilësisë.