Sekretari

Sekretari i përgjithshëm, Avdyl Beqiri, po e përfaqëson UIBM në Konferencën e Arsimit të Lartë në Rotterdam

Sekretari i përgjithshëm i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë,  Avdyl Beqiri, po merr pjesë në Konferencën për Arsimin e Lartë, e cila po zhvillohet në Rotterdam. Një ndër synimet e kësaj konference është edhe krijimi i kontakteve të institucioneve të arsimit të lartë nga Ballkani Perëndimor me homologët e tyre në Bashkimin Evropian.

Shoqata Evropiane për Arsimin Ndërkombëtar (EAIE) organizon çdo vit një konferencë të madhe në qytete të ndryshme evropiane, ku mbledhin 6000 – 7000 pjesëmarrës nga e gjithë bota që punojnë në fushën e arsimit të lartë. Përveç të qenit një ngjarje rrjetëzimi, kjo konferencë ka gjithashtu një sërë sesionesh plenare, seminare dhe lloje të tjera të ngjarjeve të rrjetëzimit