Ftu2

Kati Partanen nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara “Savonia” vizitoi Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore

Në kuadër të projektit DualAFS, gjatë javës së shkuar, në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore (FTU) qëndroi për vizitë Kati Partanen, ligjëruese dhe anëtare e bordit në organizatën botërore të fermerëve. Ajo u njoh për së afërmi me të arriturat e FTU-së në implementimin e projektit DualAFS. Partanen vizitoi klasën hibride dhe laboratorët e FTU-së me ç’rast u diskutua për mundësitë që të ofrojë shërbime për palët e treta.

Pastaj, e shoqërurar nga menaxheri lokal i projektit Dr. Arbër Hyseni dhe administratori MSc. Shpend Doli, vizitoi Institutin Bujqësor të Kosovës (IBK).  Drejtori i IBK-së, Z. Fehmi Geci e njoftoi me punën, projektet dhe sfidat dhe së bashku vizituan laboratorët e Insitutit.