Në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë u mbajt Shkolla Verore “Post-Mining and Transition”
Në kuadër të projektit hulumutes dhe post-doktoratës “Post-Mining and Transition”, të Prof.Asoc.Dr. Kemajl Zeqiri, të mbështetur nga DAAD gjerman, nga data 24 deri 30 shtator u mbajt pjesa e dytë e shkollës verore në Kosovë dhe Shqipëri. Duhet theksuar se pjesa e parë e shkollës verore, me të njëjtën temë ishte mbajtur në qershor të këtij viti në Bochum të Gjermanisë (Reseach Centre of Post-Mining). Në këtë shkollë verore morrën pjesë studentë dhe profesorë nga Technische Hochschule Georg Agricola – Bochum Gjermani, Universiteti Politeknik i Tiranës, ndërsa nga UIBM-FGj morrën pjesë Prof.Asoc.Dr. Kemajl Zeqiri (udhëheqës i projektit), ass. Blerina Hasani, ass. Ujmir Uka, ass. Ariana Sadiku dhe studenti Adil Gashi. Përvec ligjëratave tematike, përgjatë shkollës verore u realizuan edhe vizita studimore në terren si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Në fund të shkollës verore u shpërndanë çertifikata për pjesëmarrësit.