Stafi i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore përfiton nga mobiliteti në kuadër të projektit Erasmus+ DualAFS
Në kuadër të projektit Erasmus+ DualAFS, MSc. Shpend Doli nga Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore (FTU) në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) ka filluar mobilitetin për profesionistët e rinj në “Savonia University of Applied Sciences”, të Finlandës. Sipas projektit, Doli do të qëndrojë 90 ditë dhe do të marrë pjesë në trajnime dhe projekte që ndërlidhen me ujin dhe dheun.
Kjo është një mundësi e mirë për ngritjen e tij profesionale, meqë një përvojë e tillë ndërlidhet me punën e tij si anëtar profesionist i stafit të laboratorit, gjë që do të ndihmojë në avancimin e laboratorëve përkatës në FTU në mënyrë që në të ardhmen të ofrojnë shërbime për palët e treta.