Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Fakultetit Juridik dhe GLPS
Fakultetit Juridik i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë do të bashkëpunojë me Grupin për Studime Juridike dhe Politike (GLPS). Për këtë qëllim është nënshkruar të mërkurën Memorandumi i Bashkëpunimi nga dekani i Fakultetit Juridik, prof.asoc.dr. Islam Qerimi dhe Drejtoresha Ekzekutive e GLPS-së, znj. Arbëresha Loxha Stublla.
Memorandumi i Bashkëpunimit i lidhur mes palëve nënshkruese ka për qëllim krijimin e bazës së bashkëpunimit të dyanshëm përmes realizimit të aktiviteteve në kuadër të projekteve që implementohen nga GLPS. Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, znj. Loxha Stublla dhe z. Qerimi theksuan se ky memorandum bashkëpunimi do të mundësojë mbajtjen e disa aktiviteteve (tryeza diskutimi, ligjërata) nga të cilat do të përfitojnë studentët e Fakultetit Juridik.
Në fund, palët u pajtuan që memorandumi të filloj sa më parë në zbatimin e tij, si dhe përmes të njëjtit dokument parashihet respektimi i parimit te konfidencialitetit, të transparencës së plotë, të bashkëpunimit dhe të mirëbesimit ndërmjet tyre.