Një delegacion nga Universiteti “Nürtingen-Geislingen” vizitoi Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore në kuadër të projektit DualAFS
Në kuadër të projektit DualAFS, një delegacioni i Universitetit “Nuertingen-Geislingen” (NGU) nga Gjermania, i përbërë nga prof. Dirck Winter, prof. Sara Pfaff, Ines Maurmann, Sara Goth, Heiko Eßlinger, vizituan Fakultetin e Tekonogjisë Ushqimore, me ç’rast u pritën nga dekani, prof.asoc.dr. Mensur Kelmendi, sekretari i përgjithshëm i UIBM, Avdyl Beqiri dhe menaxheri lokal i projektit, dr. Arbër Hyseni. Ata u njohën me strukturën dhe organizimin në Universitetin “Isa Boletini” Mitrovicë.
Gjithashtu, u diskutua për të arriturat e FTU-së në implementimin e projektit DualAFS. Delegacioni vizitoi klasën hibride, laboratorët e FTU-së si dhe mini fabrikat për përpunimin e qumështit dhe të frutave e perimeve. Pastaj, të shoqërurar nga menaxheri lokal i projektit, dr. Arbër Hyseni, të ftuarit vizituan Muzeun e Qytetit të Mitrovicës gjatë së cilës u njohën me kulturën dhe eksponantet e qytetit.
Delegacioni vizitoi dy ferma në komunën e Vushtrisë, fshatin Reznik dhe Druar. Aty u njohën me kushtet e prodhimtarisë shtazore, organizimin e fermave, ushqimin e kafshëve që përdoret nga fermerët dhe rendimentin mesatar të prodhimit të qumështit. Në fund shprehën mirënjohjen e tyre ndaj fermerëve për mikëpritjen.