![Arben Dashevci](https://www.umib.net/wp-content/uploads/2024/01/Arben-Dashevci-1-scaled.jpg)
Autori i librit, “Kriminalistikë dhe siguri”, Arben Dashevci, dhuroi disa ekzemplarë për Bibliotekën Universitare
Autori i librit, “Kriminalistikë dhe siguri” (Përmbledhje e temave në aspektin kriminalistik dhe çështjet e sigurisë), Arben Dashevci, ka dhuruar disa ekzemplarë për Bibliotekën Universitare në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë. Librat janë pranuar nga udhëheqësi i Bibliotekës Universitare, Alban Fazliu, i cili e ka falënderuar për fondin e dhuruar që do të jetë në dispozicion të stafit akademik dhe studentëve.
Dhurimi i librave për Bibliotekën Universitare është shndërruar në një praktikë të mirë, e cila po e pasuron fondin librar vazhdimisht me tituj të rinj. Në këtë aspekt ka ndihmuar edhe organizimi i promovimeve të librave të ndryshëm në hapësirat e UIBM.