Në Fakultetin Juridik u organizua ligjëratë online me avokaten nga Gjermania, Hajrije Spahiu
Sot, në Fakultetin Juridik u organizua ligjëratë online me Avokaten nga Gjermania, Hajrije Spahiu. Znj. Hajrije Spahiu është shqiptare me prejardhje nga Republika e Kosovës. Ajo ka mbaruar studimet e shkencave juridike në Gjermani, si dhe tani e ushtron profesionin e avokatit në “Kanzlei Dr. Schmitzdo”, në Stuttgart të Gjermanisë.
Avokatja Spahiu mbajti një ligjëratë për studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, me titull: “Etika e avokatit ne Gjermani dhe BE”!
Kjo ligjëratë u bashkorganizua me profesorin e lëndës, Islam Qerimi, e cila u dedikohej enkas studentëve të cilët në këtë semestër janë duke e ndjekur lëndën “Etika e së drejtës”, e në syllabusin e saj, njëri nga kapitujt shqyrton këtë tematikë!
Ligjërata ishte fokusuar në kushtin e plotësimit të kritereve për ushtrimin e profesionit të avokatit në Gjermani, pastaj për sigurimin dhe përgjegjësinë profesionale; detyrimin e ushtrimit të punës në zyre, padenueshmërinë, etiken profesionale; raportet me subjektet tjera juridike e në veçanti me klientin, si dhe pë tarifat e posaçme në fushat e ndryshme të drejtësisë! Studentët e përcollën këtë ligjëratë me interesim të dukshëm. Ata shtruan pyetje të ndryshme në lidhje me temen e diskutuar.
Në fund dekani Qerimi, e falenderoi avokaten nga Gjermania, Hajrije Spahiu për gatishmërinë e saj për të mbajtur këtë ligjëratë para studentëve të Fakultetit Juridik, si dhe e përgëzoi për shkathtësinë e saj për ushtrimin e profesionit të avokatit në Gjermani.