Prof.asoc.dr. Nurten Deva, nis punën si ushtruese e detyrës së rektores në UIBM
Prof.asoc.dr. Nurten Deva, ka pranuar të martën zyrtarisht postin e ushtrueses së detyrës si rektore e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM). Për emërimin e saj në këtë detyrë ka marrë vendim Këshilli Drejtues i UIBM në mbledhjen e mbajtur të hënën (6.02.2024).
Detyrën e ushtrueses së rektores, prof.asoc.dr. Nurten Deva, e ka pranuar nga kryesuesja e Këshillit Drejtues, Albana Rexha dhe sekretari i përgjithshëm, Avdyl Beqiri. Kryesuesja dhe sekretari i kanë uruar suksese u.d. rektores Deva, ndërsa ajo ka falënderuar të gjithë për besimin dhe mbështetjen për postin që ka marrë.
Në ndërkohë pritet hapja e konkursit për rektor në UIBM, për çka gjithashtu ka vendosur Këshilli Drejtues.