Me 10 dhe 11 tetor 2024, do të mbahet “Konferenca e VI Ndërkombëtare Multidisiplinare per Gjeoshkencë”
Këshilli Organizativ i “Konferencës Ndërkombëtare Multidisiplinare për Gjeoshkencë – IMGC 2024”, në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka vendosur që edicioni i gjashtë i kësaj konference të mbahet më 10 dhe 11 tetor 2024. Konferenca organizohet nga Fakulteti i Gjeoshkencave në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë ( UIBM), në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë (Departamentin e Minierave & Shërbimin Gjeologjik të Kosovës) dhe Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).
Në mbledhje ishte e pranishme edhe u.d rektorja e UIBM, prof.asoc.dr. Nurten Deva, e cila përgëzoi Fakultetin e Gjeoshkencave për angazhim të vazhdueshëm në mbajtjen e konferencës shkencore vjetore me karakter ndërkombëtar. Rektorja në emër të menaxhmentit të UIBM, shprehu mbështetje të plotë për organizimin e këtij eventi shkencor.