2

U.d. rektorja, prof.asoc.dr. Nurten Deva, interesohet për funksionalizimin e konviktit dhe mensës

U.d. rektorja e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, prof.asoc.dr. Nurten Deva e shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm, Avdyl Beqiri dhe zyrtarë të tjerë, ka vizituar të martën konviktin dhe mensën e ndërtuar në kampusin universitar. Ajo u interesua për gjendjen e këtyre dy objekteve të ndërtuara, të cilat planifikohet të funksionalizohen me mbështetje të institucioneve qendrore.

Në këtë kontekst, u.d. rektorja Deva, tha se do të kontaktojë me drejtues dhe përgjegjës të institucioneve qendrore në mënyrë që të shqyrtohet mundësia e inventarizimit të konviktit dhe mensës. Sipas saj, këto dy objekte janë tepër të rëndësishme për krijimin e kushteve më të mira për studentët dhe komunitetin universitar në përgjithësi.

Konvikti ka 7.896 metra katrorë, ndërsa mensa 2.920 metra katrorë.

1