Tre studentë të FGJ do të qëndrojnë për dy javë në Universitetin e Lubjanës në kuadër të projektit “Erasmus+”
Studentët e Fakultetit të Gjeoshkencave (vitit III, Departamenti i Materialeve dhe Metalurgjisë): Fatlind Hasani, Besart Jashari dhe Ledion Haxha, do të qëndrojnë për dy javë në Universitetin e Lubjanës në Slloveni. Kjo vizitë në Departamentin e Materialeve dhe Metalurgjisë në Universitetin e Lubjanës realizohet në kuadër të projektit “Erasmus+”.
Para se të niseshin ata janë pritur në takim nga u.d. rektorja e UIBM, prof.dr.Nurten Deva, dekani i Fakultetit të Gjeoshkencave, prof..dr. Festim Kutllovci si dhe prodekani për Mësim, prof.ass. Afrim Osmani, të cilët u kanë uruar udhëtim të mbarë dhe suksese studentëve që kanë përfituar nga ky projekt. Në kuadër të mobilitetit ndërmjet dy fakulteteve respektive të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicës dhe Universitetit të Lubjanës, kanë përfituar një numër i konsiderueshëm mësimdhënësish dhe studentësh.