Në Fakultetin Juridik u organizua tryezë diskutimi mbi kronologjinë e proceseve gjyqësore të Dhomave të të Specializuara të Kosovës
Fakulteti Juridik së bashku me “Fondin për të Drejta Humanitare Kosovë” dhe “Zyrën për Informim të Dhomave të Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar Kosovës”, për studentët organizuan një Tryezë diskutimi me temë: “Gjendja e deritanishme e proceseve gjyqësore ndaj të akuzuarve dhe të dënuarve në Dhomat e Specializuara të Kosovës dh Zyra e Prokurorit tё Specializuar”!
Në këtë tryezë, të pranishmit ishin tejet aktiv, sidomos studentët të cilët përmes një diskutimi konstruktiv për këto procese të llojit sui generis në të drejtën penale ndërkombëtare shtruan pyetje në lidhje me dëshmitarët, procedurat si dhe aspektet kushtetuese duke u mbështetur në legjislacionin e aplikueshëm vendor dhe ai ndërkombëtar.