FGJ

Shqyrtohen mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet FGJ-së dhe Universitetit Teknik “Kemal Ataturk” në Erzurum të Turqisë

Prodekani për Cilësi dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fakultetin e Gjeoshkencave, profesor Muhamedin Hetemi, bashkë me drejtorin e Institutit, profesor Gzim Ibishi, shefen e Departamentit të Xehetarisë, MSc Ariana Sadiku dhe shefin e Departamentit të Gjeologjisë, profesor Bedri Durmishaj, pritën në takim profesorin, Mehmet Salih Bayraktutan nga Universiteti Teknik “Kemal Ataturk” në Erzurum të Turqisë, bashkë me kolegët e tij nga Universiteti i Prishtinës, profesor Meleq Bahtijari dhe profesor Gazmend Nafezi.

Në takim u diskutuan modalitetet e një bashkëpunimi të mundshëm në fushat e gjeoshkencave si në projekte ashtu edhe ne mobilitet të studentëve dhe stafit akademik si dhe në ndihmën për të pajisur laboratorët e FGJ-së me aparatura të nevojshme për punë me studentë dhe në industri.