Urimi i u.d. rektores, prof.dr. Nurten Deva, për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit
Të nderuar mësimdhënës, më lejoni që në emër timin personal dhe në emër të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, t’ju uroj 7 Marsin – Ditën e Mësuesit. Misioni juaj mbetet i shenjtë, prandaj ju meritoni nderim dhe respekt të përditshëm.
Shkolla shqipe ka qenë strumbullari i lëvizjeve kombëtare. Prej aty kanë nisur dhe janë frymëzuar projektet më madhore të popullit tonë. Historia e shkollës shqipe është e lidhur me historinë e lirisë sonë, prandaj kjo e bën të veçantë këtë festë dhe punën tuaj.
Rritja e cilësisë në arsim duhet të jetë prioriteti kryesor i angazhimit tonë si mësimdhënës dhe si shoqëri. Të na shërbej si katalizator shembulli i gjeneratave të mësimdhënësve që kanë sakrifikuar edhe jetën për arsimin shqip. Urime!
Me respekt,
U.d. rektorja
Prof. dr. Nurten Deva