Juridiku

Fakulteti Juridik se bashku me OSBE organizoi tryezë të përbashkët për nder të festës së 8 Marsit

Më qëllim të shkëmbimit të përvojave profesionale me gratë juriste, Fakulteti Juridik së bashku me Misionin e OSBE në Kosovë, ka mbajtur sot tryezë të përbashkët me studentët e këtij fakulteti. Me një fjale rasti të pranishmit i pershendeti dekani i Fakultetit Juridik,  prof. asoc. dr. Islam Qerimi, i cili i përgëzoi panelistet të cilat me sukseset e tyre dëshmojnë fuqishëm që kontributi i tyre është i domosdoshem për zhvillimin dhe avansimin e shoqërisë  demokratike dhe ndërtimin e institucioneve të mbeshtetura në parimet e shtetit të së drejtës.
Pjesë e këtij takimi ishin panelistet :Ajtene Zoni, prokurore, Marigona Lajçi, gjyqtare, Fatmire Bunjaku dhe Fatmire Braha, avokate.