FGJ-ja pjesë e “PDAC-2024”, konferencës më të madhe në nivel global për miniera
Me ftesë dhe mbështetje të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes programit CLDP, dekani i Fakultetit të Gjeoshkencave, prof. asoc.dr. Festim Kutllovci dhe prof. asoc.dr. Kemajl Zeqiri, nga departamenti i Xehetarisë, nga data 01.03.2024 deri 07.03.2024 qëndruan në Toronto të Kanadasë, ku ishin pjesë e konferencës më të madhe në nivel global për miniera, PDAC-2024.
Veç takimeve të parapara sipas agjendës dhe në kuader të delegacionit të Kosovës, dekani Kutllovci dhe profesori Zeqiri, u takuan edhe me përfaqesuesit e Shërbimit Gjeologjik të Finlandës, përfaqësues të EIT për Evropë dhe përfaqësuesit e Queen’s University, me të cilët diskutuan mundësitë e bashkëpunimit sidomos në fushën e mobilitetit akademik.