Në Departmentin Materiale dhe Metalurgji u mbajt online ligjëratë mbi printimin 3D të materialeve dhe zhvillimin e tyre
Në Departamentin Materiale dhe Metalurgji- Fakulteti i Gjeoshkencave në Universitetin e Mitrovicës prof. dr. Mitja Petriç nga Universiteti i Lubjanës mbajti online ligjëratë në kuadë të projektit Erasmus +. Duke iu drejtuar studentëve të vitit të dytë nga Departamenti i Materialeve dhe Metalurgjisë, ligjërata u fokusua në bashkimin inovativ të teknikave të printimit 3D të materialeve dhe derdhjeve dhe zhvlilimin e e materiale ku ofroi një përmbledhje gjithëpërfshirëse të teknologjive të fundit të prodhimit të 3D të Metal Materialeve, duke theksuar rolin në thjeshtimin e prodhimit të prototipit dhe zgjerimin e horizontit të dizajnit të materialit.
Nga prototipi i shpejtë të gjeometritë e personalizuara, studentët fituan njohuri të vlefshme në shfrytëzimin e printimit 3D për të optimizuar metodologjitë e derdhjes dhe për të përmirësuar vetitë e materialeve