1

U prezantua raporti i vlerësimit për universitetet që janë pjesë e projektit Erasmus+ dhe QA-SURE

Është mbajtur të martën një tryezë në kuadër të projektit Erasmus+,  QA-SURE, ku është prezantuar raporti i vlerësimit për Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë si dhe për universitetet partnere. Raporti i vlerësimit paraqet një analizë gjithëpërfshirëse të të dhënave të mbledhura nga  anketat me studentë, staf akademik dhe partnerë, duke hedhur dritë mbi gjendjen aktuale të praktikave të sigurimit të cilësisë.

Raportin e analizës së pyetësorëve për UIBM i ka prezantuar, Natyra Misini, zyrtare e Lartë për Sigurim të Cilësisë.  Sipas saj, raporti është një përpjekje e përbashkët për të vlerësuar dhe përmirësuar cilësinë e shërbimeve dhe proceseve akademike në UIBM.

Projekti Erasmus+,  QA-SURE,i synon përmirësimin e strategjive  të sigurimit të cilësisë drejt ekselencës dhe që do të fokusohet në përshtatjen e praktikave, instrumenteve, metodologjive moderne dhe evropiane të sigurimit të cilësisë, dhe në këtë mënyrë të ndihmojë në përafrimin e standardeve të sigurimit të cilësisë të partnerëve të projektit me ato të përcaktuara nëpërmjet ESG-ve. 2015 dhe praktikave më të mira evropiane.

1