1

Ftesë: Të hënën (15 prill 2024) do të mbahet një ligjeratë për “Pronësinë Intelektuale”

Ftoheni të merrni pjesë në një ligjëratë për Pronësinë Intelektuale që do të mbahet të hënën (15 prill 2024) në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, ku të marrin pjesë Agjencia për Pronësi Industriale, Dogana e Kosovës dhe Inspektorati i Tregut. Tema e kësaj ligjërate do të jetë “Të kuptojmë rëndësinë e Pronësisë Intelektuale (IP) në promovimin e inovacionit dhe kreativitetit, dhe të eksplorojmë lloje të ndryshme të IP-së dhe rëndësinë e tyre”. Ligjërata mbahet në sallën 204 dhe fillon në ora 11:00!