Fgj

Mundësi bashkëpunimi në fushën e gjeoshkencave

Me ftesë të Odës Ekonomike Britanike në Kosovë, prof. Muhamedin Hetemi, prodekan për Cilësi dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fakultetin e Gjoshkencave, prof. Gzim Ibishi, drejtor i Institutit të FGj dhe përfaqësuesi i Muzeut të Trepçës, Shaip Blakçori, kanë marrë pjesë në një takim me kompanitë dhe institucionet e ndryshme në Kosovë, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori britanik, z. Jonathan Hargreaves. Me ambasadorin dhe përfaqësuesit e ambasadës si dhe me pjesëmarrësit e tjerë në takim, u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e gjeoshkencave, si në nivelin shkencor ashtu edhe atë profesional.