Fakulteti Ekonomik këtë semester është përfitues i Programit Fulbright Teaching Assistantship (ETA)
Në Fakultetin Ekonomik – UIBM, pjesë e orëve të ligjëratave dhe ushtrimeve të Gjuhës Angleze për tërë semestrin do të jetë asistentja e mësimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës znj. Emily Soreghan. Kjo mundësohet përmes Programit Fulbright Teaching Assistantship (ETA) i cili synon forcimin e mësimit të gjuhës angleze në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë duke ofruar prezencën e një folësi të gjuhës angleze që e ka gjuhë amtare për të ofruar asistencë me kohë të pjesshme për 15 orë mësimore në javë për stafin e përhershëm të mësimdhënies. Fulbright ETA caktohen si asistentë të mësimit të gjuhës, por nuk janë përgjegjës për mësimdhënien e lëndës në tërësi. Fulbright ETA-t shërbejnë si ambasadorë kulturorë dhe folës vendas. Institucionet pritëse dhe personeli mësimor janë të përkushtuar që të ofrojnë mësimdhënie të rregullt në të gjitha klasat me Fulbright ETA. Përgjegjësitë e ETA mund të përfshijnë planifikimin dhe kryerjen e aktiviteteve në klasë, dhënien e prezantimeve mbi tema të ndryshme që lidhen me Shtetet e Bashkuara (kultura, shoqëria dhe historia), udhëheqja e laboratorëve të gjuhës dhe diskutimeve në tavolina gjuhësore, duke vepruar si person burimor si në institucionin pritës ashtu edhe në komunitet, duke koordinuar aktivitetet jashtëkurrikulare dhe duke zhvilluar klube bisedash në anglisht.