Tre studentë të FIMK-ut bëhen pjesë e një trajnimi në “Montan Universitat” në Leoben të Austrisë
Në kuadër të programit Erasmus+, tre studentë të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike (FIMK): Adhurim Canhasi, Arjan Mehmeti dhe Ron Ahmeti, janë bërë pjesë e një trajnimi në “Montan Universitat” në Leoben të Austrisë. Gjatë kësaj përvoje 3 mujore, atyre u është ofruar tipi i programit “Study and Trainership”, ku përfshihen ligjërata të lëndëve që kanë zgjedhur si dhe aktivitete të tjera.
Trajnimi ka si qëllim final krijimin e një videoloje, e cila ka të bëjë më përgatitjen e një materie të quajtur biochar, që ka ndikim pozitiv për ambientin. Studentët e përshkruajnë këtë trajnim si një përvojë të jashtëzakonshme. Sipas tyre, qëndrimi në Leoben nuk ishte një përvojë tipike e të studiuarit, por një trajnim unik rreth “Sustainable Resource Education”.
Ata thonë se Leoben, një qytet komod austriak, u bë shtëpia e tyre për tre muaj. “Fundjavat ishin të lira për t’u eksploruar. Ne ecnim maleve të mbuluara me gjelbërim dhe shëtisnim në qytetin e vjetër plot histori. Takuam studentë nga e tërë bota dhe mësuam shumë rreth kulturës së tyre. Gjermanishtja jonë ishte një kombinim gjestesh e mimikash me pak gjuhë angleze”.
Ata janë mirënjohës ndaj Erasmus+ dhe Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë që ua kanë mundësuar këtë përvojë.