Evle

UMIB u përfaqësua në “Javën Ndërkombëtare të Stafit 2024” që u mbajt në Turqi

Universiteti Sakarya në Turqi organizoi Javën Ndërkombëtare të stafit 2024 nga data 6 deri më 10 maj 2024. Kjo ngjarje mblodhi së bashku personelin akademik dhe administrativ nga institucione të ndryshme të arsimit të lartë për t’u angazhuar në diskutime bashkëpunuese, për të ndarë njohuritë dhe për të nxitur lidhjet ndërkombëtare.

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë në këtë event u përfaqësua nga Abdullah Sadiku, nga Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar.