1

Fillon fushata informuese për programet e studimit në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë

Ka filluar të premten fushata informuese nëpër shkollat e rajonit të Mitrovicës, për programet e studimit në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë për vitin akademik 2024/25.  Në ditën e parë janë takuar nxënësit e Gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë, ku janë dhënë sqarime për programet e studimit, kampusin universitar, bursat dhe detaje të tjera.

Fushata informuese është organizuar nga Zyra për Informim dhe Komunikim me Publikun, përkatësisht Qendra për Zhvillim të Karrierës (QZHK) dhe Parlamenti Studentor. Gjatë kësaj fushate planifikohet të shpërndahen broshura informuese, të shfaqën video promovuese si dhe të mbahen takime me nxënës të shkollave të mesme të Mitrovicës, Skënderajt dhe Vushtrrisë.

1