111

Të martën (14 maj 2024) në UIBM hapet Panairi për Shkencë dhe Kulturë i organizuar nga Gjimnazi “Frang Bardhi” me rastin e Ditës së Shkollës

Gjimnazi “Frang Bardhi” kremton të martën (14 maj 2024)  Ditën e Shkollës, me ç’rast do të mbahet një manifestim ku do të marrin pjesë drejtues të Komunës së Mitrovicës, të Drejtorisë së Arsimit si dhe mysafirë të tjerë. Me këtë rast do të hapet edhe Panairi për Shkencë dhe Kulturë që organizohet nga nxënësit dhe mësimdhënësit e Gjimazit. Të gjitha këto aktivitete do të mbahen të martën (14 maj 2024) në hapësirat e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, duke filluar prej orës 11:00.