Dsf 2024

Festivali i Shkathtësive Digjitale | Digital Skill Festival 2024

Me 25 maj ne Prizren do te organizohet edicioni i radhës i Festivalit te Shkathtësive Digjitale. UIBM si bashkë organizator do te kontribuoj me workshopin AI for Green. Ne vijim gjeni ftesën, linkun për regjistrim dhe agjendën e festivalit. Te drejte pjesëmarrje kane te gjithë studentet e UIBM. Transporti do te behet ne mënyrë te organizuar nga Universiteti. Për te marre pjese studentet duhet te regjistrohen me se largu deri me 15 maj.

 

Bëhuni gati për eventin më emocionues të vitit 2024! Festivali i Shkathtësive Digjitale i organizuar nga Qendra për Transformim Digjital në ITP Prizren ka vendosur të ndezë mendjet dhe të frymëzojë ndryshime më 25 maj 2024, duke u fokusuar në udhëtimin transformues drejt qëndrueshmërisë dhe digjitalizimit në Kosovë.

Festivali përgjatë këtij edicioni i kushtohet edukimit dhe fuqizimit të pjesëmarrësve mbi konceptin “Twin Transition” në rrugën drejt një bote të gjelbër dhe digjitale. Me një varg sesionesh dinamike, punëtorive dhe bisedash tërheqëse, festivali premton t’iu ofrojë pjesëmarrësve dije dhe njohuri themelore rreth kësaj teme.

Bashkohuni me ne në eksplorimin e ideve inovative së bashku në parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren më 25 Maj 2024, duke aplikuar në: https://www.eventbrite.com/e/885535579757?aff=oddtdtcreator

 
Agjenda: https://itp-prizren.com/digital-skills-festival-2/

Festivali organizohet përmes komponentit #Digital4Business, i implementuar në kuadër të Qendrës për Transformimin Digjital të ITP-së, dhe bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane. Digital Skills Festival mbështetet nga institucionet e nderuara si pjesë e Iniciatives Crosscience, një platformë bashkëpunuese që bashkon 10 universitete publike dhe private në Kosovë së bashku me një inkubator biznesi universitar,si dhe me partnerët dhe sponsorët tanë po organizojmë një ngjarje transformuese që nuk duhet të humbet.