Në FGJ dhe FIMK u mbajtën takimet me ekspertë në kuadër të procesit të riakreditimit të programeve
Në Fakultetin e Gjeoshkencave (FGJ) dhe në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike (FIMK) janë mbajtur të enjten takimet me ekspertë ndërkombëtarë në kuadër të procesit të riakredimit të programeve. Në FGJ janë në proces të riakreditimit programet: Gjeologji dhe Materiale dhe Metalurgji në nivelin bachelor dhe master, ndërsa në FIMK në proces të riakreditimit janë programet: Inxhineri Mekanike dhe Inxhinieri Ekonomike në nivelin bachelor.
Ekspertët ndërkombëtarë të angazhuar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim, zhvilluan takime të ndara me menaxhmentet e njësive akademike, stafin akademik, studentët aktualë dhe alumni. Ata vizitaun edhe objektet universitare, laboratorët, kabinetet dhe infrastrukturën në përgjithësi.
Në përgjithësi u vlerësua se takimet kanë kaluar mirë, duke pasur parasysh përgatitjet e njësive akademike për këtë proces.