Fek

Ligjëratë e përbashkët në lidhje me Ekosistemin ndërmarrës me profesoreshën Avdullahi dhe McArdle nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Profesoresha, Ajtene Avdullahi mbajti ligjëratë të përbashkët në lëndën e Ndërmarrësisë me profesorin vizitor, John McArdle nga Salem State University. Temë e ligjëratës ishte “Ekosistemi ndërmarrës”, ku të dy profesorët diskutuan për ekosistemin ndërmarrës në Kosovë dhe SHBA, qasjen në financa për bizneset dhe në veçanti për bizneset e reja – startup.

Ligjërata ishte interaktive dhe zgjoi interesim të madh tek studentët, të cilët shtruan pyetje dhe diskutuan në lidhje me temën. Në ligjëratë ishte i pranishëm edhe dekani i Fakultetit Ekonomik, prof.asoc.dr. Qazim Tmava.