Ish – studenti i FTU-së, Blend Broqi, ndan përvojën e tij me studentë
Me kënaqësi mirëpritëm një nga ish studentët tanë të shquar nga programi “Inxhinieri dhe Teknologji Ushqimore” për një leksion të veçantë.
Blend Broqi, i cili aktualisht është menaxher i Laboratorit dhe Kontrollit të Kualitetit në fabrikën “M&Sillosi,” ishte ligjërues mysafir në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore, në lëndën “Shkenca e Ushqimit,” e ligjëruar nga Prof. Dr. Alush Musaj. Leksioni i tij me temën “Strategjia për Sukses në Teknologjinë Ushqimore” la mbresa të thella si te profesorët ashtu edhe te studentët. Të gjithë u ndanë të kënaqur dhe ishin jashtëzakonisht të impresionuar nga thellësia e njohurive të Blendit dhe pasioni i tij gjatë ligjërimit. Jemi mirënjohës për mundësinë që u ofrua studentëve për të mësuar nga ekspertiza dhe përvoja e tij praktike si Inxhinier i Teknologjisë Ushqimore.
Në fund, Blendi shprehu falënderime të mëdha për stafin akademik për mbështetjen profesionale të ofruar edhe pas përfundimit të studimeve.