Profesori Amerikan

Rektorja Deva priti në takim profesorin amerikan, prof.dr. John McArdle dhe studenten, Arlinda Sherifi që vazhdon studimet në “Salem State University”

Rektorja e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), prof.dr. Nurten Deva e shoqëruar nga dekani i Fakultetit Ekonomik, prof.asoc.dr. Qazim Tmava ka pritur në takim profesorin amerikan, prof.dr. John McArdle nga Bertolon School of Business, “Salem State University” dhe studenten Arlinda Sherifi, e cila është duke vazhduar studimet master në SHBA. Rektorja falënderoi profesorin McArdle, i cili po vazhdon ta mbështes UIBM në shumë fusha, si programet e studimit, ligjërata të përbashkëta, trajnime etj.

Gjithashtu rektorja Deva, përgëzoi ish-studenten e UIBM, Arlinda Sherifi, e cila është duke vazhduar studimet master në “Salem State University” në SHBA. “Jemi të lumtur me suksesin tënd dhe arritjet e studentëve tanë”, tha ajo.

Profesori McArdle, shprehu mirënjohjen e tij për klimën bashkëpunuese nga menaxhmenti i UIBM, ndërsa studentja Sherifi vlerësoi mbështetjen dhe mundësitë e ofruara për ata që duan të bëhen pjesë  e universiteteve prestigjioze në Evropë dhe Amerikë.