Turki

Studentët e UIBM morën pjesë në garat e kërkim-shpëtimit në kampusin e Universitetit të Trakyas në Edirne të Turqisë

Studentët e Universitetit “Isa Boletini” Mitrovicë, morën pjesë në Balkan Cities Cooperation Platform Balkan Countries Inter-University, gara të kërkim – shpëtimit, të organizuara nga Edirne Governorship Balkan Cities Cooperation Platform and Edirne Disaster and Emergency Management Authority (AFAD). Garat u zhvilluan në kampusin e Universitetit të Trakyas në Edirne nga data 20 deri më 26 maj dhe në to morën pjesë gjithsej 15 universitete të ndryshme të Ballkanit nga 9 shtete të ndryshme.
Skuadrat fillimisht u trajnuan në diciplina të ndryshme të kërkim shpëtimit si përdorimi i GPS-it, ngjitja me litar, kërkim shpëtimi nën rrënoja dhe montimi i tendave ne fatkeqësi. Pas përfundimit të trajnimit u zhvilluan garat ku ekipi i UIBM duke treguar disiplinë, përkushtim dhe angazhim arriti që të kenë një paraqitje shumë të mirë duke përfaqësuar Universitetin në mënyrën më dinjiitoze edhe pse garat ishin diçka e re për studentët mitrovicas.
Studentët në fund të aktivitetit u pajisën me certifikata të pjesëmarrjes dhe disa paisje elementare të kërkim shpëtimit në fatkeqësi natyrore. Ekipet pjesëmarrëse në këto gara janë pritur në takim edhe nga kryetari i Komunës së Edirnes.
Turk