Prezantohen mundësitë e granteve për zbatimin e projekteve mësimore të bazuara në hulumtim
Drejtuesit e ORCA – s kanë prezantuar të enjten në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) mundësitë e granteve për zbatimin e projekteve mësimore të bazuara në hulumtim. Ata kanë sqaruar se këto grante financohen nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjise dhe Inovacionit (MASHTI) si dhe projektit HEI25.
Fillimisht është mbajtur një takim me rektoren e UIBM, prof.dr. Nurten Deva dhe prorektorin për Buxhet dhe Financa, prof.asoc.dr. Ismet Mulliqi, ku është biseduar për grantet dhe mundësitë e bashkëpunimit. Rektorja Deva ka falënderuar pjesëmarrësit për informatat lidhur me grantet dhe mundësitë që ofrohen për mësimdhës dhe studentë.
Në vazhdim janë mbajtur sesione të ndara informuese me mësimdhënësit dhe studentët, ku janë dhënë në detaje sqarimet lidhur me mundësitë e granteve për zbatimin e projekteve mësimore të bazuara në hulumtim. U bë e ditur se do të ndahen gjithsej 15 grante, në shumë maksimale deri në 10 mijë euro.
Lidhur me kwto grante wshtw publikuar edhe njoftimi nga MASHTI, ku sqarohet se granti për realizimin e projektit për mësimdhënie të bazuar në punë hulumtuese, i jepet mësimdhënësit/es për mbështetjen e ideve për mësimdhënie të bazuar në punë hulumtuese, në mënyrë që të avancohet procesi mësimor në institucionin e arsimit të lartë, ku mësimdhënësi/ja punon;
Granti nga pika 2.1 mund t’i jepet edhe grupit të mësimdhënësve/eve që do të punojnë bashkë në realizimin e mësimdhënies së bazuar në punë hulumtuese (ex-ante);
Granti jepet në bazë të aplikimit individual ose grupor në konkursin e hapur;
Shuma maksimale e grantit është 10,000.00 € (dhjetë mijë euro), prej te cilave 6000.00 € (gjashtë mijë euro) mbulohen nga MASHTI dhe 4()00.00 (katërmijë euro) € mbulohen nga projekti HE125, ku të paktën 50% e grantit duhet të shfrytëzohet për mbulimin e shpenzimeve direkt të hulumtimit;
Në rast të aplikimit grupor, aplikuesit/et duhet ta përcaktojnë grantmbajtësin/en
Kushtet për aplikim:
Të drejtën për aplikim në konkurs e ka secili/a mësimdhënës/e në marrëdhënie të rregullt pune në një institucion të arsimit të lartë, respektivisht grup i mësimdhënësve/eve në marrëdhënie të rregullt pune në institucionin e njëjtë të arsimit të lartë.
Në rast të aplikimit në grup, njëri/a nga anëtarët/et e grupit caktohet si person kontakti për aplikacionin.
Aplikacioni duhet të ketë mbështetjen e institucionit të arsimit të lartë ku është i/e punësuar aplikuesi/ja Ose grupi i aplikuesve/eve. Letra e përkrahjes mund të lëshohet nga Dekani Ose Menaxhmenti i lartë i lartë i institucionit.
Numri i granteve që ofrohen është 15 (pesëmbëdhjetë). Thirrja mbetet e hapur deri në përmbushjen e numrit të granteve. Numri i granteve mund të rritet me vendim të Ministres dhe në kuadër të mundësive buxhetore të MASHTI-t.