Prof. Ass. Dr. Islam Qerimi, LL.M.

Dekani, Islam Qerimi zgjedhet ekspert shkencor (nderi) i jashtëm në FRIMAP (Gjermani)

Profesori dhe dekani i Fakultetit Juridik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Islam Qerimi, është zgjedhur ekspert shkencor (nderi) jashtëm (Anëtar i Bordit Ndërkombëtar të Ekspertëve) të shoqërisë FRIMAP Partner UG – Deutschland (https://www.frimap.de/) Profesori Qerimi, përveçse ka kryer studimet pasuniversitare në Gjermani (Ruhr-Universität Bochum) dhe ka marrë doktoraturën në Austri (Universität Wien), ka përfunduar edhe shkollime të tjera të veçanta në fushën e mediacionit dhe menaxhimit të konflikteve në Institutin LOHMAR!

Veprimtaria e tij shkencore dhe puna e tij në kërkim e kanë bërë atë të njohur për publikimet e tij, monografitë dhe punimet shkencore në shtëpitë botuese në Gjermani, Austri, Poloni, Ukrainë, Kroaci dhe vende të tjera. Njëra nga monografitë e tij e botuar me titullin “Gewohnheitsrecht in Albanien. Rolle und Herkunft des Kanun bei den Albanern” (“E drejta zakonore shqiptare. Roli dhe origjina e Kanunit tek shqiptarët”) është shpallur Bestseller nga Shtëpia Botuese Gjermane në Hamburg – Bachelor + Master!

Profesori Qerimi do të ofrojë këshilla në cilësinë e një eksperti nga fusha e së drejtës së ndërmjetësimit dhe menaxhimit të konflikteve për një varg institucionesh në Landin e Rajnës Veriore të Vestfalisë, kur ka të bëjë me migrantët që kanë prejardhje nga viset shqiptare!

FRIMAP Partner UG (https://www.frimap.de/) është një kompani start-up e re që kualifikon profesionistë në kontekstin e migracionit. Kur flitet për këtë kompani, duhet të theksohet se udhëheqësit e saj kanë mbi 70 vjet përvojë pune. Partnerët e barabartë kanë një interes biznesi në trajnimin dhe zhvillimin e aftësive, veçanërisht në mediacion (ndërmjetësim) dhe metodat alternative të trajtimit të konflikteve (ADR). Mjetet e tjera për parandalimin dhe trajtimin e konflikteve përfshijnë komunikimin paqësor dhe komunikimin ndërkulturor, zbulimin e hershëm të radikalizimit, parandalimin e dhunës, deeskalimin dhe sigurinë personale.

Një nga pikat kryesore të punës është ofrimi i një oferte të re për trajnimin në ndërmjetësim, e zhvilluar nga FRIMAP Partner, që respekton traditën e trajtimit të konflikteve të vendeve të origjinës, duke ruajtur sistemin e ligjeve dhe vlerat gjermane (FRIMAP Hybrid-Mediation-Arbitration).

FRIMAP ofron gjithashtu kurse, trajnime dhe zgjidhje për një gamë të gjerë konfliktesh dhe fushash problematike, që autoritetet, operatorët e strehimit për kërkesat për azil dhe qendra të qëndrueshme për strehim (ZUE), institucionet e mirëqenies dhe kompanitë private janë gjithnjë e më të prekura nga to.

Vendimi: