Rec

Rektorja Deva priti në takim drejtuesit e REC “Reconciliation Empowering Communities”

Rektorja e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, prof.dr. Nurten Deva, ka pritur në takim   drejtuesit e  REC – “Reconciliation Empoëering Communities”, ku është biseduar për bashkëpunimin reciprok. Drejtori i REC, Besnik Uka, i cili shoqërohej nga bashkëpunëtori, Lulzim Hakaj,  ka shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit në bazë të marrëveshjes së nënshkruar më parë ndërmjet UIBM dhe REC, e cila mund të rishikohet dhe plotësohet me pika të tjera.

Rektorja Deva, i falënderoi për vizitën dhe bashkëpunimin e deritanishëm. Ajo u shpreh e gatshme për të thelluar bashkëpunimin që do të ofroj mundësi të reja për studentët sa i përket trajnimeve, aktiviteteve të ndryshme, punës praktike etj.

Ndërsa, drejtuesit e REC vlerësuan qasjen konstruktive të rektores që do të mundësojë organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, ku në radhë të parë përfitues do të jenë studentët. “Jemi shumë mirënjohës për korrektësinë e drejtuesve të UIBM që kanë krijuar një klimë shumë të lehtë dhe korrekte për bashkëpunim”.