Përfundimi i Suksesshëm i Trajnimit të Metodologjisë së Avancuar Shkencore në Kuadër të Projektit KUSA
Nga 16 Prill deri më 7 Qershor 2024, ekipi i projektit në përbërje të Ass. Hatixhe Gashi, Ass. Arbesa Uka dhe Ass. Gentiana Imeraj, “KUSA – Empowering Data Analysis and Innovation at the Advanced Academic Research Center” organizuan trajnimin e dytë me temën “Metodologji e Avancuar Shkencore” në Fakultetin e Edukimit UIBM. Ky trajnim 16-ditor u organizua për stafin akademik, studentët dhe alumnin e Fakultetit të Edukimit, duke ofruar një mundësi të shkëlqyer për të zgjeruar njohuritë dhe aftësitë kërkimore.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit patën mundësinë të mësojnë nga ekspertë të fushës, të angazhohen në diskutime interaktive dhe të zhvillojnë projekte kërkimore konkrete. Kjo klasë kërkimore u krijua si një mbështetje nga projekti KUSA, duke ofruar një platformë për të ndarë njohuritë dhe për të promovuar inovacionin në mjedisin akademik.
Pjesëmarrësit e trajnimit do të marrin certifikata për pjesëmarrjen e tyre, duke theksuar kështu suksesin dhe angazhimin e tyre në aktivitete të tilla të avancuara shkencore. Ky trajnim i suksesshëm shërben si një shembull i frytshëm i bashkëpunimit mes projektit KUSA dhe institucioneve arsimore, duke ndihmuar në përparimin e njohurive dhe aftësive të punëtorëve në fushën e analizës së të dhënave dhe inovacionit.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe përkushtimin e tyre, si dhe trajnerët prof.asoc.dr. Mimoza Shahini dhe prof.asoc.dr. Merita Shala për realizimin e këtij trajnimi të rëndësishëm. Ne jemi të bindur se njohuritë e marra do të kontribuojnë në avancimin e mëtejshëm të kërkimit shkencor dhe zhvillimit profesional të të gjithëve.
Ju urojmë suksese të mëtejshme dhe mezi presim të shohim rezultatet e punës tuaj në të ardhmen!
*Ky projekt u financua përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.*