4

Rektorja Deva priti në takim studentët që kanë marrë pjesë në garat e kërkim-shpëtimit

Rektorja e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), prof.dr. Nurten Deva, ka pritur në takim studentët që kanë marrë pjesë në garat e kërkim-shpëtimit në kampusin e Universitetit të Trakyas në Edirne të Turqisë. Ajo i ka uruar studentët për pjesëmarrjen dhe paraqitjen e mirë që kanë pasur në mesin e 15 universiteteve të ndryshme të Ballkanit.

Rektorja gjithashtu ka inkurajuar studentët që të bëhen pjesë e projekteve të ndryshme që ofrohen për studentë nga institucionet brenda dhe jashtë vendit. “E keni mbështetjen tonë të plotë si institucion për nismat tuaja si studentë në të mirë të ngritjes tuaj profesionale”, tha ajo.

Studentët e kanë falënderuar rektoren Deva dhe gjithë stafin për mbështetje. Kryetarja e Parlamentit Studentor, Elmedina Kurti, tha se ka qenë një përvojë shumë e mirë për studentët e UIBM.

1