IMG 9906

Përurimi i muralit dhe ekspozita kolektive

Sot u bë përurimi i muralit dhe hapja solemne e ekspozitës, të organizuara nga studentët e Fakultetit të Edukimit, nën udhëheqjen e Prof. Sarandë Kika Bahtiri.
Në këtë organizim ishin të pranishëm rektorja, Prof. Dr. Nurten Deva, sekretari i përgjithshëm, Avdyl Beqiri, stafi akademik dhe administrativ, si dhe studentët.
Në hapjen e ekspozitës mbajti fjalim kryetarja e Këshillit Studentor të Fakultetit të Edukimit, Alketa Muja, e cila shprehu mirënjohjen dhe falënderoi Universitetin “Isa Boletini” Mitrovicë dhe menaxhmentin e Fakultetit të Edukimit për hapësirën e dedikuar lëndëve të artit si dhe furnizimin me pajisje dhe materiale të nevojshme, pa të cilat realizimi i projekteve tona nuk do të ishte i mundur. Gjithashtu, ajo falënderoi të gjithë studentët që kontribuan në realizimin e muralit dhe ekspozitës.
Një fjalë rasti mbajti edhe prodekanja, Prof. Sarandë Kika Bahtiri, e cila falënderoi të gjithë kontribuesit për bashkëpunimin dhe gatishmërinë që kanë shprehur për realizimin e muralit dhe ekspozitës, me ç’rast e shpalli të hapur ekspozitën.
IMG 9914
IMG_9914
IMG_9880
IMG_9902
IMG_5788
IMG_9886
IMG_9888
IMG_9883
IMG_9892
IMG_9882
IMG_5788 (1)
IMG 9914IMG 9880IMG 9902IMG 5788IMG 9886IMG 9888IMG 9883IMG 9892IMG 9882IMG 5788 (1)