DCIM.00 00 40 18.Still005

Thirrja për USAK

Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë, Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore hap thirrje për aplikim për 1 mobilitet të studentëve për semestrin dimëror (Shtator 2024 – Janar 2025) në Usak University, Turqi, në kuadër të programit Erasmus +.

Kriteret për aplikim janë:

  • Të jetë student/e që e ka kaluar të paktën vitin e parë Bachelor
  • Njohja e Gjuhës angleze niveli B1
  • Nota mesatare mbi 7.0

Dokumentet për aplikim janë:

– Forma e aplikimit (për çasje klikoni në linkun e mëposhtëm)

https://www.umib.net/wp content/uploads/2021/02/applicationformStudents.pdf

– Certifikata e notave

– CV (në gjuhën angleze)

– Vërtetim nga fakulteti që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik

– Certifikata e gjuhës angleze (Minimumi niveli B1) *

 

*Kandidatët të cilët nuk e kanë çertifikatën e Gjuhës Angleze ose nuk kanë përfunduar studimet në

Gjuhën Angleze, mund të testohen ne UIBM.

 

Afati për aplikim: 19.06.2024 deri me 08.07.2024.

Dokumentet duhet të dërgohen fizikisht në Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar Objekti I, kati 0 dhe në adresën [email protected].