Fedukimi

Në UIBM, zhvillohet trajnimi ‘Të nxënit me bazë lojën’

Në kuadër të aktiviteteve për plotësimin e shtyllës së tretë të misionit të UIBM, shërbimit në komunitet, për tre ditë në ambientet e fakultetit të Edukimit është zhvilluar trajnimi ‘Play based learning’. Në trajnim kanë marrë pjesë edukatore të institucioneve parashkollore që punojnë me fëmjët deri në 6 vjet.

Në trajnim  u ndanë ide dhe këndvështrime  teorike  dhe praktike nga përvoja se si loja ndikon në nivele të ndryshme të zhvillimit tek fëmijët. Me interes u  zhvillua bashkëbisedimi për përfitimet e lojës, loja e drejtuar mga fëmijat dhe nga edukatorja, këshillat praktike për zbatimin e të nxënit të bazuar në lojë, roli i edukatores në këtë proces si dhe strategjitë për të përforcuar këtë qasje.

 

Edukatoret u prezantuan edhe me aplikacionin  Foleja të zhvilluar nga Unicef Kosovo Programme, dhe të cilën u rekomanduan që ta ndajnë me prindërit e fëmijëve për shfrytëzimin e mjaft informacioneve të rëndësishme për mirërritjen e fëmijëve.

Trajnimi u ofrua nga profesoresha e Fakultetit të Edukimit Prof.asoc. Merita Shala, në kuadër të kontributit vullnetar në komunitet. Ky trajnim u organizua nga Qendra për demokratizimin e shoqërisë civile ‘Koralet’ dhe u realizua me mbështetjen e Unicef Mitrovica Zone Office. I gjithë aktiviteti u zhvillua nën frymën e bashkëpunimit të vazhdueshëm të Fakultetit të Edukimit me ofruesit e shërbimeve në edukimin e hershëm dhe  institucionet edukativo arsimore