Qa Sure 108

Përfundoi me sukses trajnimi në kuadër të QASURE

Ka përfunduar me sukses trajnimi dyditor në kuadër të zhvillimit të kapaciteteve si pjesë e projektit Erasmus+ ‘Përmirësimi i Strategjive të Sigurimit të Cilësisë Universitare drejt Ekselencës (QA-SURE)’.

Trajnimi i dedikuar administratës, studentëve aktualë dhe studentëve alumni, nën udhëheqjen e trajnerëve nga Shkolla Ndërkombëtare e Biznesit për Shkenca Sociale (ISSBS), Sllovenia dhe Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), Maqedonia e Veriut, u karakterizua nga diskutime interaktive për rëndësinë e përmirësimi i cilësisë në arsimin e lartë, mbi rolin e secilit aktor në këtë proces ciklik si dhe në shkëmbimin e përvojave pozitive.

Në fund trajnimi u përmbyll me një vizitë në Muzeun e Mineraleve në qytetin e Mitrovicës.