Ballina1

Nënkryetarja e ASHAK, Justina Shiroka Pula, dhuroi një botim të veçantë për Bibliotekën Universitare

Fondi i Bibliotekës Universitare në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) është pasuruar me botimin “Perspektiva e Bashkëpunimit Ekonomik Kosovë-Shqipëri dhe Rajon”  (Konferencë Shkencore, 6-7 tetor 2023!). Libri është botuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë.

Një ekzemplar i këtij botimi është dhuruar për Bibliotekën Universitare nga nënkryetarja e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula.