UIBM anëtarësohet në Forumin e Rektorëve të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor
Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) është anëtarësuar në Forumin e Rektorëve të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor. Ky vendim është marrë në takimin e mbajtur në Universitetin “Kliment Ohridski” në Manastir të Maqedonisë së Veriut, ku kanë marrë pjesë edhe rektorja e UIBM, prof.dr. Nurten Deva dhe prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, prof.asoc.dr. Edita Bekteshi.
Rektorja Deva dhe prorektorja Bekteshi, anëtarësimin e UIBM në këtë forum e kanë vlerësuar të rëndësishëm për shkak të mundësive që ofrohen. Ky forum që ka ardhur si projekt në kuadër të Procesit të Berlinit, ka për qëllim të promovojë bashkëpunimin në mes të universiteteve, të harmonizojë legjislacionin në nivelin akademik, të promovoje politikat evropiane në shkencë dhe në arsimin e lartë, si dhe të fuqizohet zëri akademik i universiteteve duke adresuar sfidat e shekullit 21.