Prof.assoc.dr. Kemajl Zeqiri, mori pjesë në takimin e radhës të organizuar në kuadër të projektit “COST-REMINDNET”
Prof.assoc.dr. Kemajl Zeqiri nga Fakulteti i Gjeoshkencave, mori pjesë në takimin e radhës të organizuar në kuadër të projektit “COST-REMINDNET”, më 18 dhe 19 shtator 2024 në Tiranë. Në kuadër të këtij projekti u prezantua progresi brenda grupeve punuese (WP).
Me këtë rast, prof.Zeqiri, si udhëheqës i nëngrupit punues “Menaxhimi i Deponive Minerare / Tailing Management (WP3), prezantoi progresin e arritur brenda këtij nëngrupi. Në kuadër të këtij takimi u realizua edhe vizita në terren, si pjesë e aktiviteteve brenda projektit.