Lajmi

Shkencëtarë nga “Jozef Stefan Institute” nga Lubljana, Slloveni, qëndruan për vizitë në UIBM

Një grup hulumtuesish shkencorë nga “Jozef Stefan Institute” nga Lubljana, Slloveni, qëndroi për vizitë në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, ku u prit nga prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, prof.asoc.dr. Edita Bekteshi dhe profesori, Gani Maliqi nga Fakulteti i Gjeoshkencave. Në takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit me interes reciprok për të institucionet.

Shkencëtarët nga Sllovenia,  shprehen gatishmëri për bashkëpunim me UIBM, si në kuadër të projekteve për mobilitet, ashtu dhe në shkëmbimin e stafit për ligjërata dhe hulumtime të përbashkëta.